Lirohen me kusht nga burgu dy futbollistët rusë

  • 21 January 2020 - 13:45
Lirohen me kusht nga burgu dy futbollistët rusë

Dy yjet e futbollit rus, Aleksander Kokorin dhe Pavel Mamayev, janë liruar me kusht pasi i kaluan gjashtë muaj në burg, shkaku i përfshirjes së tyre në dy sulme të dhunshme, të cilat kishin nxitur reagim të ashpër në publik vitin e kaluar.

Sulmuesi i Zenit St. Petersburger, Aleksander Kokorin, dhe mesfushori i Krasnodarit, Pavel Mamayev, të cilët luanin për Kombëtaren e Rusisë, kërkuan falje pasi u kapën nga kamerat e sigurisë duke marrë pjesë në dy sulme të dhunshme në Moskë vitin e kaluar.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore e Moskës urdhëroi që dy futbollistët të liroheshin me kusht.

Mesfushori i Krasnodar, Pavel Mamaev, dhe sulmuesi i Zenitit, Alexander Kokorin, u arrestuan në tetor për sulm ndaj një personi në parkingun e një hoteli në Moskë.

Dyshja më pas e sulmoi një punonjës të Ministrisë së Punës dhe asistentin e tij në një kafene.

Ndaj tyre u ngrit aktakuzë për huliganizëm dhe dëmtimin e shëndetit të individualëve. Mamaev u dënuan me 17 muaj burgim, ndërsa Kokorin me 18 muaj burgim.

Afër fundit të vitit të kaluar, ministri i Sportit në qeverinë ruse, Pavel Kolobkov, tha se incidentet e kishin hedhur një hije të errët mbi të gjithë futbollin rus.

(Kosova Sot Online)