Kupa e Kosovës sjell sfida interesante

  • 21 janar 2020 - 14:34
Kupa e Kosovës sjell sfida interesante

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në konkurrencën e djemve.

Kjo është xhiroja e katërt dhe skuadrat fituese kualifikohen në Final 8 të Kupës, që do të mbahet nga 11 deri më 15 shkurt.

Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Feronikelit që garon në Superligë dhe Dritës, që luan në Ligë të Parë. Fituesi i këtij dueli do të ballafaqohet në çerekfinale me Bashkimin.

Ponte Prizreni do të përballet me Prishtinën e Re dhe fituesi i këtij ballafaqimi në çerekfinale do të takohet me Pejën.

Trepça-Vushtrria është një tjetër sfidë me interes, ku fituesi i këtij çifti do të takohet me Rahovecin, që për herë të dytë radhazi është organizator i Final 8.

Golden Eagle Ylli-Megasport është përballja e fundit në xhiron e katërt. Fituesi në çerekfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që është fituese aktuale e Kupës.

Xhiro 4

E mërkurë:

16:00 Feronikeli – Drita
17:00 Ponte Prizreni – Prishtina e RE
18:00 Trepça – Vushtrria
19:00 Golden Eagle Ylli – Megasport

(Kosova Sot Online)