Dybala: Gattuso është i çmendur, më godiste gjatë ndeshjeve

  • 21 January 2020 - 16:12
Dybala: Gattuso është i çmendur, më godiste gjatë ndeshjeve

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, e ka lavdëruar trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuson, mirëpo e përshkroi atë si “të çmendur në një mënyrë të mirë”.

Kur Paulo Dybala dhe Gennaro Gattuso kishin qenë së bashku në Palermo, sulmuesi argjentinas e mban mend se ish-mesfushori legjendar i Milanit kishte qenë i ashpër me të në stërvitje, mirëpo shtoi se i kishte ndihmuar shumë.

Gattuso ishte shkarkuar pas vetëm gjashtë ndeshjeve si trajner i Palermos gjatë sezonit 2013/14 në Serie B, mirëpo Dybala e kujton mirë atë.

“Ai është i çmendur. Por, është i çmendur në një mënyrë të mirë”, ka thënë Dybala, në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

Në Palermo, ai më ndihmoi shumë, edhe pse ishim bashkë vetëm për një periudhë të shkurtë kohore. Kam shumë kujtime të mira nga ai”.

“Disa nga kujtimet me të s’janë edhe aq të mira, nga momentet kur ishim në stërvitje, për goditjet që m’i jepte gjatë ndeshjeve. Por, kështu ishte ai”.

“E vërteta është se ndihesha tejet mirë me të”.

Këtë sezon, Gattuso e ka zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar në pozitën e trajnerit të Napolit, mirëpo klubi italian ka mbetur në gjysmën e poshtme të tabelës së ligës.

Në anën tjetër, bardhezinjtë e Dybalas janë në krye të tabelës së Serisë A dhe 26-vjeçari i ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me shtatë asiste në 18 ndeshjet e tij të ligës deri më tani këtë sezon. 


(Kosova Sot Online)