Përfundon “telenovela” Arturo Vidal

  • 21 January 2020 - 17:01
Përfundon “telenovela” Arturo Vidal

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien llogarit në shërbimet e mesfushorit kilian së paku deri në fund të sezonit

Telenovela Arturo Vidal ka marrë fund.

Mesfushori kilian nuk do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i ri, Quique Setien ka siguruar se ish-futbollisti i Juventusit dhe Bayern Munichut bën pjesë në projektin e tij.

Prandaj, mesfushori luftarak do të luajë në Camp Nou së paku deri në fund të sezonit.

Lojtarin e do me ngulm Interi, por duket se “Nerazzurri” duhet të shikojnë objektiva të tjerë.

Vidal po ka paraqitje më të shpeshta në ndeshjet e fundit.

Ai asistoi për Lionel Messin në duel me Granadan, në fitoren 1:0. 

(Kosova Sot Online)