Zaha, i shtrenjtë për Chelsean e Tottenhamin

  • 21 January 2020 - 18:22
Zaha, i shtrenjtë për Chelsean e Tottenhamin

Crystal Palace po i kërkon 95 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm nga Bregu i Fildishtë

Wilfried Zaha është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane, falë paraqitjeve mbresëlënëse me Crystal Palacen viteve të fundit.

Interesimin më serioz për sulmuesin e rrezikshëm e kanë shprehur Chelsea dhe Tottenhami.

Mirëpo, futbollisti nga Bregu i Fildishtë po konsiderohet mjaft i shtrenjtë nga dy klubet londineze.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, Crystal Palace po i kërkon 95 milionë euro për kartonin e yllit të vetë.

Zaha është i frustruar pas dështimit të transferimit të tij në Everton verën e kaluar.

Ai dëshiron të luajë në ekipin aktual maksimumi deri në fund të sezonit.

Sulmuesi ka kontratë edhe tri vjet e gjysmë me Crystal Palacen, por palët mund të ndahen gjatë verës që vjen.

(Kosova Sot Online)