Gati derbi i Londrës, Chelsea-Arsenal – startojnë Xhaka dhe Mustafi

  • 21 January 2020 - 20:42
Gati derbi i Londrës, Chelsea-Arsenal – startojnë Xhaka dhe Mustafi

Sonte në Londër do të luhet njëri prej derbive më të zjarrtë në kryeqytetin anglez, Chelsea kundër Arsenalit

Arsenali udhëton në Stamford Bridge me qëllimin e vetëm hakmarrjen ndaj humbjes që ia shkaktoi Chelsea të kuqve të Londrës një muaj më parë.

Megjithatë, Frank Lampard do të synon fitoren e dytë kundër Arsenalit brenda një muaj.

Për këtë Lampard ka zgjedhur të paraqitet me një 11’she të fortë, më të mirën që ka në dispozicion me Abraham, Willian dhe Hudson Odoi që do ti prin sulmit të bluve.

Në anën tjetër Arsenali hynë me disa hendikepe në këtë ndeshje, pasi që sulmuesi më i mirë i skuadrës, Aubameyang mungon shkaku i ndëshkimit me të kuq në ndeshjen me Crystal Palace.

Megjithatë, Arteta ka startuar me Pepe, Ozil, Martinelli dhe Lacazette.

Në këtë ndeshje kanë startuar edhe dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. 

(Kosova Sot Online)