Xhaka: Arsenali tregoi se ka karakter në barazimin ndaj Chelseat, jam krenar me ekipin

  • 22 January 2020 - 09:16
Xhaka: Arsenali tregoi se ka karakter në barazimin ndaj Chelseat, jam krenar me ekipin

Granit Xhaka beson se Arsenali ka heshtur ata që pretendojnë se klubit i mungon karakteri, pasi morën një barazim mbresëlënës 2-2 me Chelsea të martën.

Topçinjtë mbeten me 10 lojtarë në minutën e 26-të pasi David Luizit iu dha karton i kuq për një faull në Tammy Abraham dhe Jorhinho kaloi Blutë në epërsi. Me gjithë atë disavantazh numerik, skuadra e Mikel Arteta tregoi mjaftueshëm shpirt duke arritur barazimin me anë të Gabriel Martinelli në minutën e 63-të.

Cesar Azpilicueta e vendosi Chelseat përsëri në epërsi në minutën e 84-të para se Hector Bellerin të barazoj shifrat disa minuta më vonë dhe të marr një pikë.

Me barazim, skuadra e Artetas të ngritët në vendin e 10-të në Ligën Premier dhe Xhaka beson se skuadra dërgoi një mesazh të qartë me performancën e tyre.

“Ne kemi luajtur shumë mirë pas kartonit të kuq. Ishte shumë vështirë, por treguam shpirt të shkëlqyeshëm ekipor”, ka thënë fillimisht Xhaka për BT Sport.

“Ne po flisnim në pushim që mund ta bëjmë atë dhe u kthyem dy herë nga disavantazhi, kështu që jam shumë krenar për këtë ekip”.

“Pas kësaj loje askush nuk do të duhet të flasë për ne. Ne treguam një karakter të madh”.

“Shumë njerëz thonë se nuk kemi karakter në ekip, kështu që pas kësaj loje, ne treguam se kemi”, përfundoi mesfushori shqiptar.

(Kosova Sot Online )