Immobile është shënuesi më i mirë në Evropë, por të gjithë po flasin për ekzekutimin e ‘tmerrshëm’ të penalltisë ndaj Napolit

  • 22 January 2020 - 09:45
Immobile është shënuesi më i mirë në Evropë, por të gjithë po flasin për ekzekutimin e ‘tmerrshëm’ të penalltisë ndaj Napolit

Sulmuesi italian, Ciro Immobile ka humbur një penallti në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Napolit, duke bërë një goditje të tmerrshme.

Lazio u mposht me rezultat 1-0 nga Napoli në takimin e zhvilluar mbrëmë ( martë) në San Paolo. Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Loronzo Insigne (2’), ndërsa dy skuadrat mbeten pa një lojtar gjatë pjesës së parë.

Elseid Hysaj u largua nga loja në minutën e 19-të për vendasit, ndërsa Lucas Leiva (25’) për mysafirët.

Përveç këtyre ndodhive, edhe një penallti e humbur nga sulmuesi italian në formë, Immobile (10′), ka bërë bujë të madhe.

Immobile tashmë ka shënuar 23 gola në Serie A, nga to nëntë gola nga penalltitë, por kjo nuk i ka ndihmuar ndaj Napolit.

Sulmuesi i Lazios në mungesë koncentrimi e ka goditur tmerrshëm topin, pas një rrëshqitje para ekzekutimit.

(Kosova sot Online )