Lojtarët e PSG-së e frikësojnë Neymarin në zhveshtore

  • 22 January 2020 - 09:52
Lojtarët e PSG-së e frikësojnë Neymarin në zhveshtore

Pasi Neymari e zbuloi se nuk i pëlqejnë gjarpërinjtë, bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain vendosën ta frikësojnë atë duke ia vendosur një gjarpër të rremë në dollapin e tij në zhveshtore.

TË martën në kampin stërvitor të PSG-së, Camp del Loges, kur skuadra po bëhej gati për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Stade de Reims, Neymari shkoi te dollapi i tij në zhveshtore, ku e gjeti një gjarpër të rremë mbi rrobat e tij.

Brazili frikësohet sapo e vëren gjarprin dhe pastaj kthehet duke sharë drejt bashkëlojtarëve, para se të fillojnë të gjithë të qeshin.

Leandro Paredes e shpërndau videon në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

“Ja çfarë të gjen kur e zbulon çfarë të frikëson”, shkroi Paredes

(Kosova Sot Online )