Milani e Roma, në garë për Januzajn

  • 22 janar 2020 - 12:29
Milani e Roma, në garë për Januzajn

Adnan Januzaj mund të përfundojë në Serie A gjatë këtij muaji. Milani dhe Roma i kërkojnë shërbimet e mesfushorit kosovar të Real Sociedadit.

Adnan Januzaj është bërë objektiv i klubeve të mëdha italiane.

Mesfushori kosovar po luan me sukses në futbollin spanjoll viteve të fundit, ku po i mbron ngjyrat e Real Sociedadit.

E tash, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se interesim për përfaqësuesin belg kanë shfaqur Milani dhe Roma.

“Giallorossi” e shohin futbollistin istogas si alternativë te Politanos, i cili mund të përfundojë në Milan.

Nga ana tjetër, “Rossoneri” po planifikojnë ta shesin Suson dhe me ato para ta blejnë më pas Januzajn, ose eventualisht ta huazojnë nga Real Sociedadi.

Januzaj mund të luajë në të dy krahët dhe Milani është në kërkim të lojtarit të tipit të tillë.

Edhe në të kaluarën, gjiganti italian e donte Adnanin, në kohën kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.

(Kosova Sot Online)