Ylli i Unitedit ka më shumë minuta të luajtura në Fortnite e Call of Duty sesa me Djajtë e Kuq

  • 22 January 2020 - 12:48
Ylli i Unitedit ka më shumë minuta të luajtura në Fortnite e Call of Duty sesa me Djajtë e Kuq

Mbrojtësi anësor Luke Shaw është kritikuar nga tifozët e Manchester Unitedit, të cilët besojnë se anglezi kalon më shumë kohë sesa që duhet duke luajtur videlojëra. Ai i ka kaluar më shumë minuta në dy videolojëra sesa që ka minuta të luajtur për Manchester Unitedin në karrierë.

Mbrojtësi i krahut të majtë 24-vjeçari ka pasur probleme me disa lëndime të ndryshme që kur është transferuar në Old Trafford për 30 milionë funte në vitin 2014. 

Një tifoz i Djajve të Kuq i ka publikuar të dhënat e Shaw në Twitter, duke bërë të ditur se futbollisti i ka kaluar plot 74,800 minuta të jetës së tij duke e luajtur videlojën “Call of Duty: Modern Warfare Remastered”, nga nëntori i vitit 2016 deri në shtator të vitit 2019.

Ndërsa, të dhënat e llogarisë së Shaw tregojnë se ai i ka shpenzuar edhe 18,780 minuta të tjerë duke e luajtur videolojën “Fortnite”, e cila u lëshua fillimisht në vitin 2017.

Ky përdorues i Twitterit pastaj i krahasoi këto dy statistika me minutat që Shaw i ka luajtur për Manchester Unitedin në të gjithë karrierën e tij në Teatrin e Ëndrrave.

Anglezi i ka regjistruar gjithsej 9,389 minuta lojë për Manchester Unitedin që kur u transferua në vitin 2014. Ai është mbrojtësi i krahut të majtë me pagën më të lartë në botë.

Këto statistika kanë bërë që Shaw të kritikohet se nuk është duke u përqendruar aq sa duhet në karrierën e tij, përderisa, së fundi, vendin e tij në skuadër po e rrezikon 19-vjeçari Brandon Williams.

(Kosova Sot Online)