Bayerni kërkon ta kthejë Costan në Allianz Arena

  • 22 January 2020 - 15:56
Bayerni kërkon ta kthejë Costan në Allianz Arena

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munichu, është i interesuar ta kthejë sërish në Allianz Arena Douglas Costan e Bayern Munichut, sipas të përditshmes gjermane, Bild.

Bavarezët janë në kërkim për sulmues anësor pasi që skuadra e tyre është dëmtuar dukshëm në këtë pozitë me lëndimet serioze të Sergy Gnabryt dhe Kinglsey Comanit.

Douglas Costa s’ka arritur ta mbajë vendin e tij në formacionin e parë të Juventusit gjatë këtij sezoni 2019/20 pasi që edhe ai vetë është përballur me disa lëndime.

Megjithatë, gazeta gjermane Bild sugjeron se drejtuesit e Bayern Munichut duan ta marrin brazilianin në formë huazimi këtë muaj për deri në fund të këtij sezoni.

Këtë vendim klubi e mori pas një takimi mes trajnerit të përkohshëm Hansi Flickut dhe disa nga lojtarëve më të rëndësishëm në zhveshtoren e klubit – Manuel Neuer, Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Joshua Kimmich.

Katër futbollistët e lartpërmendur u pyetën për mendimin e tyre për 29-vjeçarin, i cili u largua nga Bayerni dhe kaloi në Juventus në verën e vitit 2017, pasi presidenti Uli Hoeness kishte sugjeruar se futbollisti kishte kërkuar pagë më të lartë.

Trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri i pëlqen mjaft shumë Costa, kështu që mbetet të shihet nëse kampioni në fuqi i Italisë do ta lejojë largimin e brazilianit gjatë këtij afati kalimtar të janarit. 

(Kosova Sot Online)