Bayerni nuk e blen kartonin e Coutinhos

  • 22 January 2020 - 16:45
Bayerni nuk e blen kartonin e Coutinhos

Gjiganti bavarez nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të mesfushorit ofanziv brazilian

Philippe Coutinho do të rikthehet në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

Ylli brazilian është duke e kaluar këtë sezon në Bayern Munich në formë huazimi.

Mirëpo, ai nuk ka impresionuar mjaftueshëm për ta bindur gjigantin bavarez që ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.

Prandaj, Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se ish-futbollisti i Interit, Espanyolit e Liverpoolit do të kthehet në Camp Nou gjatë verës.

Coutinho i ka realizuar 6 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 16 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.

Për përfaqësuesin brazilian flitet se mund të rikthehet në Premierligë gjatë verës që vjen. 

(Kosova Sot Online)