Tottenhami i ofron 30 milionë euro për Balen

  • 22 January 2020 - 17:07
Tottenhami i ofron 30 milionë euro për Balen

Spurs e kanë përgatitur ofertën e fundit në drejtim të Real Madridit për yllin uellsian

Tottenhami dëshiron ta rikthejë Gareth Balen në Londër.

Nënkampioni evropian e ka përgatitur ofertën finale, të cilën do t’ia propozojë Real Madridit.

Klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë 30 milionë euro për yllin uellsian.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Chiringuito”.

Mirëpo, duket se madrilenët nuk janë të kënaqur dhe nuk do ta pranojnë një ofertë të tillë pasi duan më shumë para për shitjen e Balet.

Përfaqësuesi uellsian ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2022, por mund të largohet më herët nga Madridi.

Krahas Tottenhamit, interesim për futbollistin ofanziv të krahut ka shfaqur edhe Manchester United.

Viteve të fundit spekulohet vazhdimisht për një largim të Balet nga Real Madridi.

(Kosova Sot Online)