Real Madridi fillon sonte aventurën në Kupën e Mbretit me Unionistas de Salamanca

  • 22 January 2020 - 20:33
Real Madridi fillon sonte aventurën në Kupën e Mbretit me Unionistas de Salamanca

Skuadra e vogël që garon në ligën e tretë të Spanjës do të jetë përballë skuadrës më të trofeshme në këtë shtet, skuadrës së Real Madridit.

E për këtë skuadër, Zinedine Zidane ka zgjedhur një ekip me ndryshe duke kombinuar të rinjtë dhe të vjetrit.

Në sulm sonte pritet që të startojnë James, Vinicius Jr, Bale dhe Banzema.

Ky i fundit ka munguar ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi.

Përpos kësaj ndeshje do të këtë edhe një ndeshje kthimi në Madrid, sipas rregullave të Kupës së Spanjës.

(Kosova Sot Online)