Dëshpëron United, mundet në Old Trafford nga Burnley

  • 22 January 2020 - 23:20
Dëshpëron United, mundet në Old Trafford nga Burnley

Manchester United ka bërë edhe një hap fallcë drejt top 4 në Premier Ligën angleze. Djajtë e kuq janë mposhtur nga Burnley pas një loje ku nuk krijuan shumë e që mysafirët u treguan shumë më klinik në finalizimin e rasteve të tyre

Edhe një dështim tjetër i Manchester United!

Ata sonte janë mposhtur nga Burnley në shtëpi, në një ndeshje që mysafirët u treguan me këmbëngulës dhe shkojnë në shtëpi me tri pikë.

Një asistim nga Ben Mee për Chris Wood në minutën e 39-të bëri që Burnley të arrijë të goli i parë në ndeshje në pjesën e parë.

Me këtë rezultat me dallim prej një goli ka përfunduar edhe pjesa e parë e ndeshjes kurse në pjesën e dytë, Jay Rodriguez do të shënonte një gol të bukur në minutën e 56-të.

Pavarësisht se United ishin shumë më këmbëngulës për të barazuar rezultatin dhe kthyer në lojë, por nuk arritën te një rezultat pozitiv.

Manchester pavarësisht humbjes mbetet në vendin e 5-të me 34 pikë, gjashtë më pak se Chelsea në vendin e katër kurse Burnley largohet nga pozitat e rënies nga liga duke u rënditur në vendin e 14 me 27 pikë. 

(Kosova Sot Online)