Heroi i Burnleyt: Old Trafford s’është i frikshëm më

  • 23 January 2020 - 10:48
Heroi i Burnleyt: Old Trafford s’është i frikshëm më

Golashënuesi i Burnleyt, Chris Wood, beson se Old Traffordi nuk është më frikësues për kundërshtarët e Manchester Unitedit, pasi skuadra e tij siguroi fitore me rezultat 2:0 në “Teatrin e Ëndrrave” të mërkurën.

Chris Wood e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me një gol të shënuar nga brenda 11-metërshit, para se Jay Rodriguez Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u përball me vështirësi në fazën e sulmit përgjatë 90 minutave të ndeshjes të së mërkurës kundër Burnleyt, në mungesë të Marcus Rashfordit të lënduar. Golat nga Chris Wood dhe Jay Rodriguez ia dhanë Burnleyt tri pikët e kësaj ndeshjeje.

Ky rezultat vjen vetëm pak ditë pas disfatës me rezultat 2:0 kundër Liverpoolit dhe është disfata e katërt e Djajve të Kuq në vitin 2020.

Sulmuesi nga Zelanda e Re, Wood, ishte krenar me këtë paraqitje të Burnleyt – pasi Burnley kishte qenë në epërsi 2:0  në Old Trafford edhe në dy sezonet paraprake, por në fund e kishte humbur këtë epërsi – dhe ai shtoi se faktori frikësues që Old Traffordi e kishte në të kaluarën nuk është më i pranishëm.

“Shikoni, nuk mendoj se Old Traffordi është i frikshëm tani. Mendoj se në dy vjetët e fundit kemi ardhur këtu dhe kemi qenë në epërsi 2:0 në të dyja herët dhe më pas e shpërdoruam atë epërsi”, tha Wood.

“Sot ne erdhëm këtu me të njëjtin mentalitet – të punojmë shumë, të kalojmë në epërsi, ta mbajmë epërsinë që e kemi dhe të luftojmë. Këtë gjë e bëmë sot”.

Kjo ishte fitorja e parë e Burnleyt në Old Trafford në Premierligë që nga viti 1962. Për më tepër, skuadra e Sean Dyche e arriti këtë fitore, përkundër që e pat vetëm 29 për qind të posedimit të topit. 

(Kosova Sot Online)