Xhemaili e ka kërkuar largimin nga Bologna

  • 23 January 2020 - 14:42
Xhemaili e ka kërkuar largimin nga Bologna

Klubi italian është në pritje të ofertave zyrtare për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Blerim Xhemaili pritet të largohet nga Bologna në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Drejtuesit e klubit italian njoftojnë se mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut e ka kërkuar largimin.

Tash, klubi nga Serie A po pret oferta zyrtare për përfaqësuesin zviceran.

“Përmes menaxherit të tij, Xhemaili e ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi. Dhe, nëse do të mund ta bëjmë një zgjidhje në të mirë të tij, do ta bëjmë. Në të kundërtën, ai do të qëndrojë këtu për ta ndihmuar skuadrën deri në verë. Jemi në pritje të ofertave zyrtare”, deklaroi drejtori sportiv i Bolognas, Riccardo Biggon.

Xhemaili mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër italian, eventualisht të rikthehet në futbollin zviceran. 

(Kosova Sot Online)