Kundërshtarët e mbrëmshëm të Realit bëjnë plan si t’i ndajnë fanellat e “Los Blancos”

  • 23 January 2020 - 15:19
Kundërshtarët e mbrëmshëm të Realit bëjnë plan si t’i ndajnë fanellat e “Los Blancos”

Unionistas de Salamanca do t’i shpërndajë në skuadër, mes lojtarëve, fanellat e shkëmbyera me lojtarët e Real Madridit gjatë ndeshjes të së mërkurës në Kupën e Mbretit.

Real Madridi u sigurua të mos ketë befasi në ndeshjen e parë të vet në Kupën e Mbretit këtë sezon, duke e zënë një vend në mesin e 16 klubeve më të mira me fitoren me rezultat 3:1.

Para ndeshjes, ballinat e mediumeve spanjolle i kishin mbuluar lajmet për kushtet që i ofronte stadiumi i klubit të nivelit të tretë të futbollit në Spanjë: stadiumi me 3000 ulëse e mungesa e ujit të ngrohtë për t’u larë të gjithë lojtarët.

Ndërsa, pas ndeshjes, lojtarët e këtij klubi të vogël, të themeluar në vitin 2013, i shkëmbyen fanellat me lojtarët e Real Madridit.

Të gjitha fanellat u futën në një qese nga kapiteni Piojo, i cili i mori me vete në shtëpi të mërkurën, ndërsa sot ato u shpërndanë gjatë seancës stërvitore.

Në stërvitje u vendos për një radhitje dhe lojtarët erdhën një nga një dhe e morën fanellën që e donin të lojtarëve të Real Madridit.

“E dua të Iscos sepse jemi fqinj. Ai është nga Benalmadena dhe unë jam nga Fuengirola”, tha Juan Gongora.

Gongora vazhdoi duke i lavdëruar lojtarët e Real Madridit për sjelljen e tyre të mirë pas ndeshjes në Las Pistas.

“Ata u sollën shumë mirë, bënë foto me të gjithë dhe folën pak me ne”. 

(Kosova Sot Online)