Chelsea vihet pas yllit të Atalantas

  • 23 January 2020 - 16:38
Chelsea vihet pas yllit të Atalantas

Trajneri i Chelsea Frank Lampard është i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Atalanta Robin Gosens gjatë afatit të janar, pasi që Blutë dëshirojnë të gjëjnë një zëvendësim pas largimit të Marcos Alonsos në Stamford Bridge.

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard është duke e marrë në konsideratë transferin e mbrojtësit të majtë Robin Gosen këtë muaj. Blutë do të paguajnë 25 milionë euro për gjermanin, pasi që Marcos Alonso ka thënë se dëshiron që të largohet në janar.

Chelsea dëshiron ta forcojë mbrojtjen këtë muaj dhe e ka bërë Gosens prioritet.

Gjermani ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Atalantas këtë sezon, kurse Chelsea e vlerëson atë 20 milionë funte.

Lampard dëshiron të bëj ofertë për Gosens.

Alonso është shkruar se mund të largohet nga Chelsea këtë muaj, me Interin që janë të interesuar për spanjollin.

Vlera e Gosen është rritur shumë në tri vitet e fundit, ku ai kishte kaluar të italianët nga skuadra holandeze Hercales Almelo më 2017 për një marrëveshje 810 000 funte.

Ai ka startuar në  16 nga 20 ndeshjet e Atalantas në Serie A, ku ka luajtur në pozitat e krahut.

Gjermani ka edhe një rekord në shënimin e golave si mbrojtës, tashmë ka shënuar shtatë gola në ligë.

Atalanta e kanë vazhduar formën e mirë këtë sezon u përsëri janë duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)