Chelsea po e kërkon zëvendësuesin e Kepas

  • 23 January 2020 - 17:24
Chelsea po e kërkon zëvendësuesin e Kepas

Portieri spanjoll ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit me “Blues”.

Chelsea është në kërkim të një portieri të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “The Times”.

“Blues” janë të brengosur me paraqitjet e fundit të portierit aktual, Kepa Arrizabalaga.

Prandaj, fituesi aktual i Europa Leagues është duke menduar për zëvendësuesin eventual të portierit spanjoll.

Portieri i Burnleyt, Nick Pope dhe ai i Manchester Unitedit, Dean Henderson, aktualisht i huazuar tek Sheffieldi, shihen si objektiva të klubit nga “Stamford Bridge”.

(Kosova Sot Online)