Shpëton Muriqi, nuk e dënon Federata Turke e Futbollit

  • 23 January 2020 - 17:56
Shpëton Muriqi, nuk e dënon Federata Turke e Futbollit

Futbollisti i Fenerbahçes Vedat Muriqi ishte akuzuar se në ndeshjen e tij të fundit mori dy kartonë të verdhë me qëllim.

Por, “TFF” doli me deklaratë se rasti i kosovarit nuk theu asnjë masë disiplinore. 

Andaj futbollisti kosovar do të jetë i gatshëm që në këtë vikend të luaj në ndeshjen kundër Basaksehir.

Po ashtu sipas raportimeve të fundit Tottenham është duke përgaditur ofertën e dytë për futbollistin kosovar.

(Kosova Sot Online)