Arsenali duhet t’i shpenzojë 30 milionë funte për Matviyenko

  • 23 January 2020 - 18:43
Arsenali duhet t’i shpenzojë 30 milionë funte për Matviyenko

Shakhtar Donetsk ka kërkuar 30 milionë funte për Mykola Matviyenko, për të cilin thuhet se ka interesim Arsenali.

Agjenti i lojarit ka thënë se klubet janë në bisedime për një marrëveshje me mbrojtësin 23 vjeçar.

Matviyenko, i cili ka vetëm 18 muaj kontratë, ka luajtur dy herë kundër Man Cityt këtë sezon kur Mikel Arteta ishte asistent trajner i City.

Arsenali preferon ta transferojë këtë muaj mbrojtësin, por nuk preferon ta blejë por e do atë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)