Reagon Kuka: Nisma e mbarë para Lojërave Olimpike

  • 23 January 2020 - 19:06
Reagon Kuka: Nisma e mbarë para Lojërave Olimpike

Driton Toni Kuka ka reaguar përmes ‘Facebook’, pas suksesit të Nora Gjakovës.

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të marr një medalje bronzi, në Grand Prixin e mbajtur në Tel Aviv.

Ajo arriti që përmes finales së repesazhit të siguronte këtë medalje, duke mposhtur kundërshtaren portugeze.

Suksesin e Norës, trajneri i saj, Driton Kuka, e cilëson si një nismë të mbarë për vitin 2020, i cili do të jetë vit i Lojërave Olimpike.

Ky është postimi i Toni Kuka:

Nismë e mbarë e vitit Olimpik 2020 ...
Medalja e parë për Kosovën për këtë vit!
Nora Gjakova e bronztë në Grand Prix Tel Aviv
350 Pikë Olimpike dhe rikthim i Nores me medalje të mëdha pas një krize që e kishte në disa gara të kaluara!
Erza dhe Flaka debutuan në nivel të lartë por nuk arritën më shumë se sa të fitojnë përvoj në këtë nivel.
Neser garon Laura Fazliu 63 kg poashtu gara e saj e parë e madhe
Kosova mbi të gjitha ...

(Kosova Sot Online)