A do ta ndal Wolvesi, Liverpoolin e mahnitshëm sonte – formacionet zyrtare

  • 23 January 2020 - 20:18
A do ta ndal Wolvesi, Liverpoolin e mahnitshëm sonte – formacionet zyrtare

Liverpool sot ka udhëtuar për në Molineux Stadium ku do të përballet me skuadrën e papërshtatshme në Premier Ligë, Wolverhampton Wanderers

21 fitore dhe 1 barazim është bilanci i Liverpoolit pas 22 xhirove në Premier Ligë.

A do të jetë numri i fitore 22 apo 2 barazimi apo do të kemi humbjen e parë të tyre në ndeshjen e 23-të do ta shohim sonte në Molineux Stadium ku skuadra e Reds do ta vizitojë Wolverhampton Wandereres.

Wolves kanë startuar në sulm me treshen e tyre të njohur Raul, Neto dhe Adama Traore, kurse Klopp i ka besuar Salah, Mane dhe Firmino. 

Liverpool, natyrisht gjendet në vendin e parë me 64 pikë, 12 më shumë se Manchester City në vendin e dytë por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Edhe Wolverhampton nuk është se ka pasur një sezon të dobët sivjet pasi që gjenden në pozitën e 7 me 34 pikë, aq sa kanë edhe Manchester United dhe Tottenham Hotspur që gjenden në pozitat 5 respektivisht 6 në Premier Ligë.

(Kosova Sot Online)