Këto janë ndryshimet e Setien deri tani në formacion

  • 23 January 2020 - 21:10
Këto janë ndryshimet e Setien deri tani në formacion

Quique Setien kishte tre mbrojtës në fitoren e Barcelonës në Kupën e Mbretit në Ibiza, por ai po ashtu pati emra të tjerë në sistemin e tij që dallonte nga fitorja e së dielës kundër Granadas.

Junior Firpo luajti në vend të Samuel Umtiti në anën e majtë të mbrojtjes, në të cilën ish lojtari i Real Betis nuk luajti ashtu si u prit në fushë.

Ansu Fati startoi përsëri, por këtë herë në të majtë, jo siç ishim mësuar ta shohim në të djathtë. Në pjesën e dytë, 17 vjeçari ishte më përpara në sulm. 

Në këtë formacion 3-5-2, Carles Perez luajti në sulm me Antoine Griezmann dhe ai e kishte vështirë të luante pasi që nuk ishte në pozitën e tij.

Riqui Puig po ashtu nuk pati një paraqitje të mirë dhe nuk arrinte që të kontrollonte mesfushën me Frenkie de Jong dhe Ivan Rakitic dhe ai ishte pak fajtor për golin e vetëm te Ibizas.

Jordi Alba hyri në lojë në të majtë duke bërë që Ansu Fati të shkojë me thellë dhe të luajë me treshen Griezmann  Arturo Vidal.

Nelson Semedo ndërkohë luajti në një pozitë të re, si mesfushor dhe mbrojtës krahu-derisa Sergi Roberto ishte në të djathtë të treshes mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)