Piatek: Çështje kohe kur do të shënoj

  • 23 January 2020 - 22:00
Piatek: Çështje kohe kur do të shënoj

Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek ka fajësuar “trazirat dhe “shansat e pakta” për mungesën e golave derisa ka thënë se ai nuk ndikohet nga media.

Polaku është lidhur me një largim nga Milan këtë dimër dhe raportet u bën edhe më intensive pasi te kuqezinjtë erdhi Zlatan Ibrahimovic.

Por, këtë sezon, 24 vjeçari ka shënuar vetëm pesë gola në 19 ndeshjes për kuqezinjtë dhe ka shënuar 16 gola në 40 ndeshje për Milanin.

Ai kaloi në San Siro pasi që kishte shënuar 19 gola në 21 ndeshje për Genoan në pjesën e parë të sezonit 2018-19 dhe ka treguar se ai do të fillojë së shënuari përsëri. 

“E shikoj vetën në pasqyre, shikoj brenda vetes për të kuptuar gabimet e mija”, ka thënë ai për TVP Sport. “Ka shumë zhurmë në klub, lojtarët e ndien këtë”.

“Në fillim, si një skuadër, ne nuk krijuam shumë mundësi shënimi dhe sulmuesi jeton nga golat. Tani, ne po përmirësohemi dhe është çështje kohe para se unë të filloj të shënoj përsëri, mund ta bëj këtë”.

“Për gazetarët në Itali, një ditë ju jeni papë në futboll dhe në një tjetër lojtari më i keq i të gjitha kohërave. Por, unë e pranoj këtë. Askush nga këta njerëz nuk është në këpucët e mija, ballina e gazetave nuk me dërgojnë askund”, ka thënë Piatek.

(Kosova Sot Online)