Klopp: Harrova sa pikë përpara jemi

  • 24 January 2020 - 08:38
Klopp: Harrova sa pikë përpara jemi

Trajneri Jurgen Klopp ka zbuluar se ai kishte harruar se sa epërsi të madhe ka skuadra e tij ndaj kundërshtarëve në garën për titullin e Premierligës, para fitores të se enjtes kundër Wolves.

Një gol i shënuar në minutën e 84-të të ndeshjes nga Roberto Firmino ia dha Liverpoolit fitoren me rezultat 2:1 kundër Wolves dhe epërsinë prej 16 pikëve në krye te tabelës së Premierligës.

Por, Kloppi tha se e kishte harruar dallimin e madh në pikë shkaku i agjendës së ngarkuar me ndeshje.

“Kur ka qenë presioni më i madh mbi ne, këtë vit apo vitin e kaluar? Njerëzit janë të tillë. Unë nuk mendoj për këtë gjë”, u përgjigj Kloppi pas ndeshjes, kur u pyet për presionin mbi skuadrën e tij.

“Mua m’u desh ta pyes dikë se sa pikë përpara jemi, kjo është e vërteta. Unë me të vërtetë harrova gjatë javës, për shkak të numrit të madh të ndeshjeve. Nuk kisha menduar për pikët”.

“Ne duam të fitojmë ndeshje futbolli dhe të njëjtin qëllim e kemi që kur unë erdha këtu para disa viteve. Ky është presioni i vërtetë dhe po, unë e ndiej këtë. Përveç kësaj, s’mendoj për asgjë. Është vetëm futboll”.

(Kosova sot Online )