Isco kushton 70 milionë euro

  • 24 January 2020 - 13:09
Isco kushton 70 milionë euro

Së fundmi, interesim për mesfushorin kreativ spanjoll të Real Madridit ka shfaqur Liverpooli.

Real Madridi e ka vendosur çmimin e Iscos.

Mesfushori spanjoll ka përfunduar në shënjestër të Liverpoolit, i cili është në kërkim të një organizatorit të lojës për sezonine ardhshëm.

Mediumi “El Desmarque” shkruan se trajneri Jurgen Klopp ua ka kërkuar drejtuesve të klubit përfaqësuesin spanjoll për edicionin e ardhshëm. 

Dhe, “Los Blancos” e vlerësojnë mesfushorin kreativ plot 70 milionë euro.

Viteve të fundit flitet vazhdimisht për një largim të mundshëm të Iscos nga Madridi, ku nuk është ambientuar asnjëherë.

Ai i ka zhvilluar 17 ndeshje deri tash me Mbretërit këtë sezon dhe e ka realizuar një gol.

(Kosova Sot Online)