Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona dhe Real Madridi mësojnë rivalët e radhës

  • 24 January 2020 - 14:50
Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona dhe Real Madridi mësojnë rivalët e radhës

Të premten pasdite është hedhur shorti për rundin e 1/8 të finales së Kupës së Botës. Real Madridit i ra shorti të udhëtonte për ndeshjen kundër Real Zaragozas, ndërsa Barcelona do të përballet me Leganes në Camp Nou.

Barcelona dhe Real Madridi kaluan në këtë fazë pas fitoreve si mysafirë kundër Ibizas dhe Salamancas. Ndërsa, Atletico Madridi u eliminua nga Cultural Leonesa.

Në fazën e 1/8 të finales, Cultural do të përballet me kampionen në fuqi të këtij turneut, Valencian.

Shorti i plotë:

CD Badajoz vs Granada

Cultural Leonesa vs Valencia

Tenerife vs Athletic Club

Real Zaragoza vs Real Madrid

Mirandes vs Sevilla

Rayo Vallecano vs Villarreal

Barcelona vs Leganes

Real Sociedad vs Osasuna

(Kosova Sot Online)