Shakira e Jennifer Lopez përgatitin shfaqjen për Super Bowl
Jennifer López dhe Shakira do të jenë protagonistet e shfaqjes së lakmuar të NFL Super Bowl, e cila do të mbahet në Miami, më 2 shkurt të këtij viti, dhe ku do të përballen Kansas City Chiefs (AFC) dhe San Francisco 49ers (NFC).
Kengëtarja kolumbiane ka postuar një video në llogarinë e saj në rrjetet sociale për të treguar se ajo tashmë po përgatit performancën e saj të shumëpritur.
“10 ditë për Super Bowl. Intensifikimi i përgatitjeve tona!” Shakira ndau për të treguar se ajo mund të hedhë topin si Patrick Mahomes (Shefat) ose Jimmy Garoppolo (49ers).
(Kosova Sot Online)