Dy ndeshje, pesë gola – Haland s’di të ndalet ashtu si Borussia Dortmundi

  • 24 January 2020 - 22:38
Dy ndeshje, pesë gola – Haland s’di të ndalet ashtu si Borussia Dortmundi

Dortmund e ka mposhtur 5-1 skuadrën e FC Köln.

Borussia Dortmund ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2020, ashtu si talenti i transferuar ditë më parë, Erling Haland.

Ai ka shënuar sërish dy gola në fitoren 5-1 të Dortmundit kundër Koln, duke quar në 5 numrin e golave në vetëm dy paraqitje në Bundesliga – formë fantastike që tregon se Borussia ka bërë goditje të madhe.

Haland hyri në lojë në pjesën e dytë, shënoi në minutat 77’ dhe 87’, derisa golat tjerë i shënuan Raphael Guerreiro, Marco Reus, Jadon Sancho.

(Kosova Sot Online)