Haaland ka shënuar më shumë gola sesa Man Unitedi këtë vit, në 303 minuta lojë më pak

  • 25 January 2020 - 11:40
Haaland ka shënuar më shumë gola sesa Man Unitedi këtë vit, në 303 minuta lojë më pak

Talenti norvegjez Erling Haaland ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës së fundit shkaku i saktësisë të tij mbresëlënëse para portës kundërshtare. Në fakt, ai ka arritur të shënojë më shumë gola sesa e gjithë skuadra e Manchester Unitedit këtë sezon, përkundër që ka luajtur më pak.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e ka shkruar historinë në Bundesligë, duke u bërë lojtari i parë në histori që i shënon pesë gola qysh në dy ndeshjet e tij të para në ligën elitare të futbollit në Gjermani.

Statistikat e yllit norvegjez janë mbresëlënëse pasi që ai i ka shënuar pesë golat e tij rekorde brenda vetëm 57 minutave lojë, duke bërë kështu që t’i ketë 7.9 gola për 90 minuta lojë për Dortmundin mesatarisht.

Debutimi i tij erdhi në minutën e 54-të të ndeshjes kundër Augsburgut, ku ai e mori vëmendjen pasi që shënoi qysh me prekjen e parë të topit dhe pastaj arriti të shënojë het-trik.

Paraqitja e tij të dytë për gjigantin gjerman ishte vetëm pak më pak mbresëlënëse, pasi që ai i shënoi dy gola në fitoren 5:1 të skuadrës së Lucien Favres kundër Kolnit të premten, kur për Dortmundin shënuan edhe Raphael Guerreiro, Marco Reus dhe Jadon Sancho.

Kjo statistikë e Haalandin bëhet edhe më mbresëlënëse kur merret parasysh se Manchester Unitedi ka arritur t’i shënojë vetëm katër gola në këtë vit kalendarik 2020, një më pak sesa Haalandi.

Haalandi ka luajtur vetëm 57 minuta, ndërsa Manchester Unitedi ka luajtur 360 minuta (disfata 2:0 kundër Arsenalit, fitorja 4:0 kundër Norwichit, disfata 2:0 kundër Liverpoolit dhe disfata 2:0 kundër Burnleyt).

Manchester Unitedi ishte përfolur për transferimin e Haalandit dhe thuhej se kishte qenë më afër sesa Dortmundi, megjithatë trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar në një konferencë të fundit se klubi u dorëzua në këtë tentim shkaku i agjentit të lojtar, Mino Raiola, i cili dëshironte të ishte në kontroll të negociatave.

(Kosova Sot Online)