Trazira para ndeshjes Valencia – Barcelona, rrahje mes tifozëve

  • 25 January 2020 - 14:31
Trazira para ndeshjes Valencia – Barcelona, rrahje mes tifozëve

Valencia dhe Barcelona do të përballen mes njëra-tjetrën në orën 16:00 në “Mestalla”.

Edhe pse na ndajnë edhe dy orë nga sfida, përballja ka nisur jashtë fushës, me tifozët e të dy ekipeve që kanë shkaktuar jo pak trazira.

Ultrasit e Valencias dhe Barcelonës janë përleshur mes tyre, me mediat spanjolle që kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i trazirave.

(Kosova Sot Online)