Valencia humb penalltinë kundër Barçës, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave lojë

  • 25 January 2020 - 16:57
Valencia humb penalltinë kundër Barçës, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave lojë

Është mbyllur 0-0 pjesa e parë mes Valencias dhe Barcelonës që po zhvillohet në ‘Mestalla’.

45 minuta në ‘Mestalla’ nuk kanë sjellë ndryshim rezultati, si Valencia ashtu edhe Barcelona nuk arritën të gjejnë portat kundërshtare, duke përfunduar pjesa e parë me rezultatin që edhe filloi takimi, 0-0.

Rastin më të artë e kishin vendasit, që fituan një penallti pas një ndërhyrje të Gerrard Pique në Gaya, në minutën e 12-të.

Por, nga pika e bardhë, nuk u tregua i saktë Maxi Gomez, goditjen e të cilit e ndali Ter Stegen.

(Kosova Sot Online)