“Messi më i talentuar se Ronaldo, është bishë në çdo ndeshje”

  • 26 January 2020 - 07:41
“Messi më i talentuar se Ronaldo, është bishë në çdo ndeshje”

Lionel Messi ka “sukses të jashtëzakonshëm në çdo lojë”, thotë legjenda e Real Madridit, Guti.

Ai beson se ylli i Barcelonës është më i talentuar se ish shkoku i skuadrës te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

“E njoh vetëm një lojtar që ka sukses në çdo ndeshje dhe ai është Messi”, tha Guti, trajneri i Almerias.

“Çdo herë që del në fushë, diçka do të ndodhë. Të tjerët kanë shumë rënie dhe ngritje”.

“E vërtetë është që së fundmi kam zgjedhur gjithë Messin, por e vlerësoj shumë edhe atë që ka bërë Ronaldo. Messi ka më shumë talent, Ronaldo është më shumë golashënues, më ambicioz, është lojtar i vet-krijuar. Është e pabesueshme se si në epokën e Messit ai i ka fituar 5 Topa të Artë”.

(Kosova Sot Online)