Pamje: Goli i Ilicic nga 50 metra largësi në fitoren e Atalantas 7:0 kundër Torinos

  • 26 janar 2020 - 11:12
Pamje: Goli i Ilicic nga 50 metra largësi në fitoren e Atalantas 7:0 kundër Torinos

Josip Ilicic mund ta ketë shënuar golin e vitit në gjysmë të sezonit aktual në Serie A, në triumfin e thellë të Atalantas 7:0 kundër Torinos të shtunën në Bergamo.

Ilicic shkëlqeu duke shënuar het-trik në këtë takim, por goli i tij nga goditja e dënimit në një largësi prej 50 metrave i ka pushtuar ballinat. 

Në minutën e 53-të, anësori slloven e pa portierin e Torinos Salvatore Sirigu tek e kishte braktisur portën dhe reagoi me shpejtësi duke gjuajtur dhe shënuar gol të mrekullueshëm në fillim të pjesës së dytë.

Golat e tjerë u shënuan nga Luis Muriel (2), Robin Gosens (1) dhe Duvan Zapata (1).

Me këtë fitore madhështore, Atalanta barazohet me pikë me Romën në pozitën e katërt, por me një ndeshje më shumë.

(Kosova Sot Online)