Interi dhe Flamengo arrijnë marrëveshje për Gabigol

  • 26 January 2020 - 11:21
Interi dhe Flamengo arrijnë marrëveshje për Gabigol

Më në fund gjithçka duket e kryer, Gabigol do të jetë përfundimisht një lojtar i Flamengos.

Sipas raportimeve të fundit, Inter dhe Flamengo kanë arritur marrëveshjen totale mes tyre dhe tashmë po bëhen gati edhe dokumentet e fundit. 

Inter do të përfitojë 18 milionë euro nga ky transferim, teksa do të mbajë edhe 20% të kartonit në rast rishitje në të ardhmen.

Kontrata e sulmuesit do të jetë deri në vitin 2024, ku do të ketë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

(Kosova Sot Online)