Terim afër shkarkimit, Drogba pritet ta marr drejtimin e Galatasarayt

  • 26 January 2020 - 13:09
Terim afër shkarkimit, Drogba pritet ta marr drejtimin e Galatasarayt

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba është duke u lidhur me një rikthim shokues te Galatasaray, por kësaj radhe në rolin e trajnerit.

Sipas mediumit turk Fanatik, trajnerin Fatih Terim është nën presion dhe presidenti i klubit, Mustafa Cengiz po mendon shkarkimin e tij.

Ky medium shton gjithashtu se Cegiz tashmë ka vendosur ish-sulmuesin Drogba në krye të listës së tij të shkurtër të pasuesve të mundshëm të Terimit. 

Drogba është një ish-lojtar i Galatasarayt dhe gëzon një marrëdhënie të mirë me Cengiz dhe tifozët e klubit.

Cengiz dhe Terim janë nuk janë në të njëjtën linjë pasi presidenti ftoi trajnerin e tij të jepte dorëheqjen javën e kaluar, duke deklaruar: “Nëse kemi ide të ndara, duhet të shkojmë në mënyra të ndryshme”.

Dhe nëse Terim vendos të pushohet, zëvendësimi ideal i presidentit do të ishte Drogba.

41-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka mbetur në futboll që nga pensionimi i tij dhe aktualisht është pronar i ekipit Phoenix Rising.

Image

(Kosova Sot Online)