Lyon njofton se Terrierit i është kthyer vetëdija

  • 26 January 2020 - 17:23
Lyon njofton se Terrierit i është kthyer vetëdija

Terrierit i është kthyer vetëdija.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Lyon në një postim në llogarinë Zyrtare në ‘Tëitter’.

“Martin Terrier ishte viktima më parë e një incidenti të zbehtë; lojtari ynë është më mirë dhe ka rimarrë vetën”, ka shkruar klubi në ‘Twitter’.

Martin Terrier u rrëzua në fushë duke i frikësuar të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo ndodhi gjatë ndeshjes në Ligue 1 që Lyon po e zhvillon me Toulouse.

Ai është dërguar menjëherë në spital, dhe gjendja e tij tani është më stabile, por nuk ka ndonjë informacion shtesë se përse i ndodhi ajo 22-vjeçarit.


(Kosova Sot Online)