Reali kërkon ta shfrytëzojë gabimin e Barcelonës

  • 26 January 2020 - 20:28
Reali kërkon ta shfrytëzojë gabimin e Barcelonës

Nga ora 21:00, Real Madridi ka sfidën më të rëndësishme deri më tani, atë kundër Valladolidit pasi në rast fitores, mund të rrëmbejë kreun e tabelës në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane aktualisht ka 43 pikë dhe në rast fitore, mund të shkojë në 46 pikë, duke lënë prapa Barcelonën me tri pikë, që të shtunën gaboi në udhëtim te Valencia, duke u mposhtur 2-0.

(Kosova Sot Online)