Reagimet për vdekjen e Koby Bryant: “S’mund të jetë e vërtetë…”

  • 26 January 2020 - 21:27
Reagimet për vdekjen e Koby Bryant: “S’mund të jetë e vërtetë…”

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter në Los Angeles.

Kështu raporton TMZ, që shkruan se së bashku me të ishin edhe katër persona të tjerë në bord.

Adrian Wojnarowski, Luka Doncic e shumë të tjerë kanë reaguar për këtë lajm shokues.

Adrian Wojnarowski, me nofkën Woj, është një kolumnist sportiv, reporter dhe autor. Ai aktualisht është i punësuar në ESPN, dhe në ‘Twitter’ ka shkruar: “Kobe Bryant është në meisn e të vdekurve në aksidentin me helikopter në Los Angeles, një burim e konfirmon për ESPN”.

 

Marc Cuban, pronar i Dallas Mavericks, është bashkuar me grupin ngushëllues me një mesazh të bukur: “Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se sa e bukur është jeta. mund të harrojmë se sa është jeta e çmuar. Asnjëherë mos lejoni që ata që janë të rëndësishëm për ty të harrojnë se sa shumë i do”. 

(Kosova Sot Online)