Ky ishte postimi i fundit i Kobe Bryant, pak orë para se të vdiste

  • 26 January 2020 - 21:48
Ky ishte postimi i fundit i Kobe Bryant, pak orë para se të vdiste

Mediet në SHBA raportojnë se ish-ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas një aksident me helikopter në Kaliforni.

Bryant është njëri ndër basketbollstët më të mirë në histori në sportit.

Gjatë lojëve të mbrëmshme në NBA, LeBron James e kaloi atë në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të kësaj lige.

Dhe ish asi i Lakers kishte vetëm fjalë të mira për James.

“Vazhdon të çojë lojën përpara Mbreti James. Shumë respekt vëllau im”, kishte shkuar Kobe në rrjetin social Twitter.

Bryant është i katërti në listën e lojtarëve që kanë shënuar më së shumti pikë në histori të NBA.

Image

(Kosova Sot Online)