Arteta: Mustafi ka të ardhme në Arsenal, nëse i ndal gabimet

  • 27 January 2020 - 08:55
Arteta: Mustafi ka të ardhme në Arsenal, nëse i ndal gabimet

Mikel Arteta i ka dhënë një mundësi të madhe Shkodran Mustafit për ta shpëtuar karrierën e vet në Arsenal, duke thënë se qendërmbrojtësi shqiptar mund të ketë të ardhme në klub, nëse i ndërpret gabimet në lojën e vet.

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Gjermanisë bëri një gabim trashanik duke e kthyer një top mbrapa, i cili rezultoi me gol në barazimin e Arsenalit 2:2 me Chelsean të martën e kaluar dhe për më tepër bëri që bashkëlojtari i tij David Luiz të përjashtohej me karton të kuq, si pasojë.

Ky ishte vetëm gabimi i fundit në një varg gabimesh trashanike që Mustafi i ka bërë gjatë karrierës së tij në Emirates.

Por i pyetur nëse Mustafi mund të ketë të ardhme afatgjate në Arsenal, Arteta konfirmoi se po.

“Kur ai është lojtari im dhe kur ai stërvit me mua në mënyrën që e bën çdo ditë, natyrisht që ka”, tha Arteta.

“Planet me të në verë mbase kanë qenë ndryshe. Unë erdha këtu, ai është këtu dhe ka gjithmonë qasje të duhur dhe dëshiron të ofrojë ndihmë. Po, ai e bëri një gabim, por në rregull është. Mua më pëlqen më shumë reagimi dhe më intereson më shumë reagimi”, theksoi ai.

Arteta beson se, megjithëse është 27-vjeçar, Mustafi mund t’i përmirësojë gabimet e shpeshta.

(Kosova Sot Online )