Yjet të gjithë në lot, mesazhet prekëse për vdekjen e legjendës Kobe

  • 27 January 2020 - 10:38
Yjet të gjithë në lot, mesazhet prekëse për vdekjen e legjendës Kobe

Vdekja e papritur e ish-basketbollistit, shokoi këdo që ka ndjekur të paktën një ndeshje të Kobe Bryant.

Qindra mbështetës të tij u mblodhën në “Staples Center” ku mes lotësh, vendosën lule, qirinj dhe mbajtën heshtje për humbjen tragjike.

Solidarizimi i dashamirësve të tij ishte i jashtëzakonshëm pas publikimit të lajmit. Nga kolegët e tij, tek futbollistët dhe klubet e njohura apo personalitete të shquara, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, mesazhet ngushëlluese ishin të panumërta.

Pati edhe nga ata sportistë që reaguan në kohë reale sikurse Neymar që i dedikoi golin e dytë në ndeshjen ndaj Lille, pasi mësoi lajmin në dhomat e zhveshjes.

Në NBA, takimi mes Torono Raptors dhe San Antonio Spurs, nisi me skuadrat që nisën lojën me 24 sekonda pa aksion, një shenjë nderimi që përkon me numrin që Brajant mbajti veshur për dy dekada. 

Vetëm pak orë përpara tragjedisë, Kobi Bryant uroi nxënësin e tij, LeBron James teksa e parakaloi në librat e historisë duke u kthyer në pikëshënuesin e tretë më të mirë të historisë së NBA, shkruan “a2cnn”.

Brayant, djaloshi nga Filadefia, veshi fanellën e Los Angeles Lakers për 20 vite. Fitoi 5 herë titullin kampion, ishte 18 herë pjesë e formacionit “All Star”, me protagonistët e sezonit si dhe u shpall basketbollisti më mirë në vitin 2008.

“Çdo që negative, presioni, sfidat janë një mundësi për mundësi për mua që të rritem” – do të shprehej shpesh Kobe Bryant apo siç njihej nga të gjithë me nofkën “Black Mamba”.

(Kosova Sot Online)