Flasin dëshmitarët e rrëzimit të helikopterit të Bryant: Askush s’mund t’i shpëtojë kësaj

  • 27 January 2020 - 11:59
Flasin dëshmitarët e rrëzimit të helikopterit të Bryant: Askush s’mund t’i shpëtojë kësaj

Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin tragjik të rrëzimit të një helikopteri, si pasojë e të cilit humbi jetën legjenda amerikane Kobe Bryant dhe tetë persona të tjerë të dielën në mëngjes, duke thënë se ai po fluturore shumë ulët dhe çuditshëm.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Los Anxhelos.

41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.

Kushtet atmosferike, mjegulla, re të dendura dhe dukshmëria e ulët, të dielën në mëngjes nuk i plotësonin standardet minimale për fluturim dhe departamenti i policisë në Los Anxhelos i kishte ulur në tokë të gjithë helikopterët e tij, sipas CNN. Kjo mund të ketë cuar në rrëzimin e helikopterit. 

Dëshmitarët kanë treguar sesi helikopteri i Bryant po fluturonte shumë ulët dhe dukej të ishte në vështirësi.

“Nuk tingëllonte në rregull. Po fluturonte shumë ulët. E pashë duke u rrëzuar dhe duke shpërthyer. Ama ishte e vështirë të vërehej qartë sepse ishte mjegull”, tha dëshmitari Jerry Kocharian.

Helikopteri u zhduk në mjegull dhe Kocharian thotë ta ketë dëgjuar shpërthimin dhe ta ketë parë zjarrin.

“Askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj”, shtoi ai.

Një dëshmitar tjetër tha ta ketë dëgjuar një shpërthim masiv dhe pas një qetësie disa sekondash, e kishte parë një zjarr të madh në kodrën e Calabasas.

(Kosova Sot Online)