Përqafime emocionuese për LeBron James me të arritur në Los Angeles pas vdekjes së Kobe Bryant

  • 27 January 2020 - 12:50
Përqafime emocionuese për LeBron James me të arritur në Los Angeles pas vdekjes së Kobe Bryant

Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, dhe vajzën e tij, Giannan, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan fillimisht se në bord ishin 5 persona, ndërsa në fund u vërtetua se në të vërtetë ishin nëntë, dhe asnjëri prej tyre nuk ia doli të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e legjendës së NBA i ka prekur të gjithë, më së shumti ata që e njohën më së mirë, ata që jetuan një jetë të tërë me të, dhe që luajtën me të.

LeBron James është njëri ndër ta, e kishte shok shumë të mirë, Bryantin.

Ai është kapur nga kamerat me të arritur në Los Angeles, duke përqafuar disa persona, shihej qartë se ishte i tronditur nga kjo ngjarje tragjike, ashtu si e gjithë bota.

(Kosova Sot Online)