Reagon Batatina: Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin

  • 27 January 2020 - 16:22
Reagon Batatina: Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin

Tahir Batatina ka kundërshtuar kërkesën e Agim Ademit për mandat të ri katër vjeçar, madje duke kërkuar që tani të lë postin e kryetarit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kërkuar t’i besohet një mandat i ri katërvjeçar në krye të organit qeverisës së futbollit kosovar, duke hasur në kundërshtimin e disa delegatëve gjatë Kuvendit Zgjedhor që është duke u mbajtur momentalisht në Prishtinë.

Ademi ka mandat edhe dy vjet, pra deri më 2022, në postin e të parit të FFK-së, por duket se dëshiron ta zgjasë atë për edhe dy vjet të tjera.

Kërkesa e tij, megjithatë, ka hasur në kundërshtime të forta nga disa delegatë, përfshirë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, dhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.

“Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin. Atij i ka skaduar mandati më 15 janar. Në pikat e përmendura në rendin e ditës nuk përmendet votëbesimi i kryetarit. Ne kemi dhënë për futbollin dhe nuk bën dikush të na e hedh poshtë shpenzimet që i bëjmë”, deklaroi Batatina.

(Kosova Sot Online)