Sulmuesit janë ‘zhdukur’, por Zidane nuk është i brengosur

  • 27 January 2020 - 17:34
Sulmuesit janë ‘zhdukur’, por Zidane nuk është i brengosur

Një ditë Realit po ia fiton ndeshjet mesfusha, ditën tjetër mbrojtja.

Sulmi është reparti ku më së shumti është duke çaluar Real Madridi këtë sezon.

Me Eden Hazardin e dëmtuar kohë pas kohe dhe Gareth Balen tashmë jashtë forme, dhe që më shumë rrinë në infermieri se sa në fushë – e gjithë barra ka shkuar te Karim Benzema.

Ai e nisi mirë sezonin, duke shënuar rregullisht gola, por momentalisht, nuk e po e gjen portën.

Mesfusha e mbrojtja po ia fitojnë ndeshjet Los Blancos, veçuar dy takimet e fundit ku shënoi Casemiro në Bernabeu dhe Nacho në fitoren 1-0 kundër Valladollidit.

Sido që të jetë, Zinedine Zidane, nuk është aspak i brengosur për mos funksionimin e repartit të sulmit, ani pse në skuadër janë edhe lojtar të rinj si Jovic, që është blerë 65 milionë, Vinicius 45 milionë e Rodrygo gjithashtu 45 milionë.

Ai beson se Benzema, që është edhe lideri i sulmit të Los Blancos, për golat e të cilit ka shumë nevojë Reali, do të kthehet të gjejë më shpesh rrjetën.

“Luajtëm mirë, kundërshtari na bëri telashe fizikisht. Karim nuk shënoj, por do të shënojë ndeshjen tjetër”, tha Zizu.

Sipas tij, e gjithë skuadra duhet të shënojë për t’i fituar ndeshjet, dhe nëse kështu vazhdon, për të s’ka rëndësi kush do të gjejë rrjetën, pasi tashmë Reali ka shkuar në 19 ndeshje pa humbje.

(Kosova Sot Online)