Suso arrin marrëveshje me Sevillan

  • 27 January 2020 - 22:46
Suso arrin marrëveshje me Sevillan

Sulmuesi anësor i Milanit, Suso ka arritur marrëveshje me Sevillan, megjithatë marrëveshja duhet të diskutohet më shumë në mes të klubeve

Spanjolli e ka humbur vendin e tij tek kuqezinjtë dhe është lidhur me kthimin e tij në Atdhe.

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka theksuar që Suso ka arritur marrëveshje personale me Sevillan për katër vite e gjysmë.

Megjithatë një marrëveshje ende nuk është arritur në mes të dy klubeve, me negociatat që janë duke u mbajtur në mes të drejtorit sportiv të Sevillas Monchi dhe Milanit ku janë duke u diskutuar detalet e fundit.

Schira thekson se Milan do marrëveshje për shitje pas 10 ndeshjeve zyrtare në La Liga, kurse Sevilla dëshiron që marrëveshja të arrihet pas 15 ndeshjeve.

Besohet se Sevilla do ta merr lojtarin në një marrëveshje huazimi për 18 muaj me obligim blerjen për 20-25 milionë euro.

Suso nënshkroi në Milan në verën e vitit 2015 duke u transferuar nga Liverpool.

(Kosova Sot Online)